Qendra e paraburgimit në Drenovc

UÇK-ja, nga muaji maj e deri në muajin shtator të vitit 1998 e ka organizuar dhe udhëhequr qendrën e paraburgimit në Drenovac/Drenovac, në territorin e komunës së Rahovecit/Orahovac, në të cilin i ka mbajtur  të ,,izoluar“ shqiptarët e Kosovës të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet serbe.

Është përbërë nga shkolla njëkatëshe dhe ambientet e administratës komunale larg rreth 500 metra nga shkolla, që kanë funksionuar si shtab i UÇK-së. Të paraburgosurit janë mbajtur në bodrumin e shkollës, i cili e ka pasur vetëm një dritare të vogël dhe i cili, përndryshe, ka shërbyer për ruajtjen e thëngjillit. Në përdhes ka qenë zyra e komandantit të policisë ushtarake, Gani Paqarizit, të quajtur Rreziku, në të cilën janë sjellë të dyshuarit e  arrestuar për hetime. Selim Krasniqi, i quajtur Çeliku ka qenë zëvendës i tij deri në muajin korrik të vitit 1998, kur forcat serbe e  kanë vrarë Paqarizin, kur edhe Krasniqi është bërë komandant.

Shtabi i UÇK-së është përbërë nga korridori, në të cilin ka qenë policia, dhe tri ambiente – në njërin ka qenë ushtria, në tjetrin, zyra e komisarit politik/sekretarit të UÇK-së, Bedri Zyberit, kurse në ambientin e tretë janë mbajtur të paraburgosurit. Polici ushtarak, Agron Krasniqi i ka burgosur të paraburgosurit  dhe e ka kryer funksionin e rojës.

Nëpër qendrën e paraburgimit kanë kaluar së paku 12 të paraburgosur të identifikuar. Viktimat janë marrë nga shtëpitë e tyre,  si në rastin e Murat Rrustemit, ose iu kanë urdhëruar që të paraqiten në shtab të UÇK-së, kur edhe janë burgosur. Disa janë mbajtur kur kanë shkuar në shtab të UÇK-së për të kërkuar anëtarët e zhdukur të familjeve, të tjerë janë ndaluar në rrugë dhe janë sjellë nga automobilat e tyre, derisa të tjerët janë burgosur kur janë përpjekur për t’iu bashkuar UÇK-së. Hidaj Popaj është burgosur kur ka shkuar për t’u dorëzuar në këmbim për djalin e tij, Muharremin.

Të paraburgosurve iu është dhënë shumë pak ujë dhe ushqim, kurse ka ndodhur që edhe tri ditë të mos iu japin asgjë, si në rastin e Dëshmitarit E. Kanë fjetur në dyshemenë e betonit. Disa prej tyre i kanë kryer nevojat fiziologjike në ambientin, në të cilin kanë qenë të paraburgosur. Dëshmitarin anonim A, Bedri Berishën, Hysen Krasniqin dhe Shaban Shalën i kanë çuar këmbë rreth 1000 metra në bjeshkë në mënyrë që të pastrohen dhe të pastrojnë gjurmët e gjakut. Janë rrahur me grushte, me shkopinj dhe me sende të tjera, në të cilat kanë qenë të paraburgosur  si dhe në zyrat, të cilat kanë shërbyer për t’i marrë në pyetje. Ndonjëherë, pas ardhjeve të shumta të anëtarëve të familjeve ose të fqinjëve, janë lejuar vizitat e shkurta për të paraburgosurit, në prani të pjesëtarëve të UÇK-së.

Qendra e paraburgimit ka funksionuar deri në muajin shtator të vitit 1998, kur UÇK-ja është detyruar të tërhiqet për shkak të sulmeve të forcave serbe. Disa dëshmitarëve iu është thënë se të paraburgosurit janë vendosur në Drenicë/Drenica. Disa të tjerë, siç është Hazer Tarjani, për herë të fundit janë parë në Malishevë/ Mališevo. Fati i dy të paraburgosurve, Avdi Berishës dhe Hysen Krasniqit edhe më tutje nuk dihet.

I lidhur