Vendet e ndalimit

Një nga karakteristikat e luftërave jugosllave (1991–2001) ka qenë ekzistenca e një numri të madh të vendeve të paraburgimit, në të cilat janë mbajtur kryesisht civilët, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.

Disa prej këtyre vendeve të ndalimit kanë qenë nën kontrollin e ushtrive zyrtare, të cilat kanë marrë pjesë në konflikte, derisa disa të tjera kanë qenë jozyrtare, pothuajse me karakter privat, me fjalë të tjera, nën kontrollin e grupeve lokale ushtarake ose paramilitare. Kanë dalluar edhe për nga kohëzgjatja e funksionimit , numri i të ndaluarve, i cili ka lëvizur prej disa personave deri në disa mijëra persona,  si dhe destinacioni dhe llojllojshmëria e objekteve, të cilat kanë shërbyer për mbyllje: burgje dhe shtëpi korrektuese, kazerma, stacione policore, shkolla, salla sportive, objekte industriale dhe afariste, objekte të mallrave bujqësore, objekte hoteliere dhe shtëpi private.

Në shumicën e vendeve të ndalimit, të formuara gjatë kohës së luftës në territorin e ish Jugosllavisë, kanë ndodhur shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Në to janë shënuar vrasje, dhunime, rrahje dhe torturë e të paraburgosurve si dhe mbajtja e tyre në kushte çnjerëzore dhe të rrezikshme për shëndetin.

Zëri i viktimave