Vrasjet masive

Vrasjet masive të kryera gjatë kohës së luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë (1991–2001) kanë qenë pjesë e sulmeve të gjera dhe sistematike të drejtuara kundër popullatës civile. Kanë ndodhur në situatat e marrjes së kontrollit mbi territore të caktuara, gjatë zhvendosjeve të dhunshme të popullatës civile në dhe jashtë objekteve të paraburgimit , si dhe në vet objektet e paraburgimit. 

Vrasjet masive konsiderohen krime posaçërisht të rënda, sepse, sipas rregullës, nënkuptojnë një vuajtje të madhe të viktimave të cilat janë të vrara në mënyrat më të vrazhda, me tmerr e kanë pritur vdekjen dhe kanë qenë të pranishme në vdekjen e bashkudhëtarëve të tyre, fqinjëve, kushërinjve. Në masakrat e këtilla, jo rrallë janë vrarë familje të tëra, deri sa shumë edhe më tutje i kërkojnë mbetjet mortore të më të afërmve të tyre.  

Viktima të këtyre krimeve zakonisht kanë qenë civilët, njerëzit e pandihmë dhe të plagosurit, jo rrallë personat e shpërngulur pa kurrfarë të drejtash, të shteruar nga ndjekjet paraprake, nga paraburgimet, uria dhe ankthi prej shumë muajsh për jetën e tyre.

Zëri i viktimave