Dhuna seksuale

Dhuna seksuale në luftërat në hapësirën e ish Jugosllavisë, ndaj grave dhe burrave, është kryer në mënyrë të organizuar dhe sistematike, sipas urdhrit ose miratimit të eprorëve. Është dëshmuar ekzistimi i kampeve për dhunime, ku gratë mbaheshin të ngujuara,  të dhunuara dhe seksualisht të keqtrajtuara. Gratë dhe burrat kanë qenë të dhunuar publikisht dhe seksualisht janë keqtrajtuar në sy të familjeve të tyre, të fqinjëve ose të të ngujuarve apo të të ngujuarave të tjera, me qëllimin që edhe viktima dhe e tërë bashkësia të poshtërohet, të turpërohet dhe të terrorizohet.

Protestat posaçërisht të zëshme kundër dhunimit dhe dhunës seksuale në ish Jugosllavi janë të lidhura ngushtësisht me percepcionin se dhuna seksuale është shfrytëzuar në mënyrë strategjike si armë në luftë dhe se ajo ka karakter masiv. Bashkësia ndërkombëtare për herë të parë në mënyrë të qartë e ka parë sesi dhuna seksuale në konflikte mund të shfrytëzohet si pjesë e politikës së spastrimit etnik ose të gjenocidit.

Viktimat e dhunës seksuale, të cilat janë paraqitur për të dhënë deklaratat dhe dëshmitë e tyre para GJNPJ  dhe para gjykatave të tjera kanë treguar një guxim të madh dhe dëshirë për të kontribuuar në vendosjen e një përgjegjësie më të madhe për veprat penale të dhunës seksuale në luftë.

Zëri i viktimave